Mata: Shpresoj të jem shembull i mirë për Bruno Fernandesin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:28

Mata: Shpresoj të jem shembull i mirë për Bruno Fernandesin

Bruno Fernandes është njeriu i momentit te Manchester United, me portugezin që ka rezultuar një blerje mjaft e suksesshme, duke sjellë një frymë të re te “Djajtë e Kuq”, si në rezultate ashtu edhe në lojë.

Në lidhje me mesfushorin, ka folur së fundmi Juan Mata, i cili shprehet se është një shembull i mirë për Bruno Fernandesin. Spanjolli ka theksuar se po punon edhe jashtë fushës tashmë, pasi është me shumë eksperiencë dhe po bën më të mirën që Bruno Fernandes të përshtatet në Manchester. “Të jemi sinqertë, ndihem i ri, si në mendje ashtu edhe në trup. Luaj në Angli prej gati 10 vitesh, kështu që kam eksperiencë, sidomos për të përballuar momente të vështira, të sillem në mënyrën e duhur dhe të këshilloj lojtarët më të rinj. Mendoj se edhe trajneri e vlerëson këtë gjë tek unë. Si lojtar përpiqem të bëj më të mirën në fushë, por gjithashtu edhe jashtë fushe, sidomos me lojtarët e rinj që vijnë dhe bëjnë mirë, si Bruno Fernandes. Mendoj se mund të jap një shembull të mirë për të dhe jam një shembull i mirë”, ka theksuar Mata.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:28