Materialet ndërtimore hidhen gjithkund

Desk
By Desk April 21, 2020 19:27

Materialet ndërtimore hidhen gjithkund

Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, pohojnë se shpesh herë kompanitë e ndërtimit mbeturinat i dërgojnë në stacionet e ngarkim shkarkimit dhe pastaj shkaktojnë telashe gjatë transportit të hedhurinave tjera që bart kjo ndërmarrje nga amvisëritë e qytetit.

Përderisa mungon një deponi për mbeturinat nga materialet ndërtimore të njëjtat hidhen gjithande. Në këtë kohë kur lëvizjet janë të kufizuara, mbeturinat hidhen edhe përgjatë rrugës Tetovë-Banja e Tetovës, por edhe në rrugën për Kalanë e Tetovës. Por krahas këtyre vendeve mbeturinat nga materialet ndërtimore hidhen edhe në Lumin Shkumbin. Qytetarët gjatë ndërtimeve që kryejnë nëpër pronat e tyre mbetjet nga këta materiale i nxjerrin pranë kontejnerëve në mungesë të një deponie të veçantë për këtë dedikim. Në shumë pika grumbullimi të mbeturinave në qytet qytetarët bashkë me mbeturinat e amvisërive i hedhin të njëjtat. Krahas kësaj, tashmë disa vite është krijuar edhe shprehi që mbeturinat e këtilla të hidhen edhe në vende periferike, si në afërsi të varrezave myslimane, afër varrezave ortodokse në lagjen Kolltuk dhe në përgjatë rrugës Tetovë-Falishtë. Autoritetet komunale thonë se janë në hall me këtë dukuri sepse materialet ndërtimore hidhen në vendet tek mbeturinat e zakonshme dhe më këtë edhe dëmtohen kontejnerët por edhe haset në vështirësi gjatë transportit.

“Qytetarët janë mësuar që mbeturinat ndërtimore ti hedhin bashkë me mbeturinat nga materialet ndërtimore. Gjendja është kaotike sepse transporti i mbetjeve nga materialet ndërtimore nuk është obligim i yni. Qytetarët duhet vetë që të njëjtat ti hedhin por kjo nuk ndodh. Me qëllim që qyteti të mos vërshohet nga këta mbeturina ne si ndërmarrje i transportojmë ato në afërsi të stacionit të ngarkim-shkarkimit por gjatë transportit dëmtojmë edhe makineritë tona”, thotë Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë. Sipas tij, kjo ndërmarrje ballafaqohet me dukurinë e krijimit të deponive të egra në pjesë të ndryshme të qytetit.

“Kërkojmë nga qytetarët të hedhin në vende adekuate mbeturinat e forta ndërtimore, në të kundërtën Inspektorati komunal i Tetovës do të marrë masa sanksionuese kundrejt të gjithë atyre që hedhin mbeturinat e forta në vende joadekuate”, tha ai. Nga ana tjetër shumica e komunave të Pollogut nuk kanë deponi të veçanta për hudhjen e mbeturinave nga materialet ndërtimore. Madje lokacion të veçantë nuk ka as komuna e Tetovës.Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, pohojnë se shpesh herë kompanitë e ndërtimit mbeturinat i dërgojnë në stacionet e ngarkim shkarkimit dhe pastaj shkaktojnë telashe gjatë transportit të hedhurinave tjera që bart kjo ndërmarrje nga amvisëritë e qytetit. Në mungesë të deponisë përkatëse për hedhje të mbeturinave ndërtimore, në Tetovë dhe në rrethinë këta mbeturina hidhen në deponi të egra. Në shumë raste këta mbeturina i hedhin edhe nëpër prona private.

Drejtori Ceka ka apeluar deri tek qytetarët që të kenë kujdes me deponimin e materialeve të forta ndërtimore, të mos i hedhin ato në kontejner pasi kjo ndërmarrje nuk është e obliguar të dislokojë këto mbeturina. Në komunën e Tetovës theksojnë se zgjidhje më e mirë është që të ketë një deponi të përbashkët për të gjithë komunat ku do të hidheshin mbeturinat e materialeve ndërtimore në tërë rajonin e Pollogut. (koha.mk)

Desk
By Desk April 21, 2020 19:27