Mattarellai drejtohet BE-së: Po nuk e kuptuat rrezikun, do të jetë vonë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 20:01

Mattarellai drejtohet BE-së: Po nuk e kuptuat rrezikun, do të jetë vonë

Me mesazhin e tij të ri, kreu i shtetit italian, Sergio Mattarella iu drejtua italianëve, por sidomos sanitarëve, mjekëve e infermierëve, si dhe forcave të rendit që janë të gjithë në “vijën e parë të frontit në përballimin e kësaj faqejeje të trishtë në historinë e vendit, por dhe Europës gjithashtu”, të cilës i kërkoi solidaritet dhe ndërgjegjësim për kërcënimin real që i kanoset.

“Uroj shumë që të gjithë ta kuptojnë përpara se të jetë tepër vonë sesa i rëndë është vërtet ky kërcënim për Europën. Solidariteti nuk është vetëm kërkesë e vlerave të Unionit, është edhe interes i përbashkët”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit shprehu dhimbje për jetët e humbura, por edhe për familjarët që nuk mundën të ishin pranë njerëzve të dashur në momentet e tyre të fundit.

“Agonia e humbjes u shumëfishua nga vuajtja që solli distancimi I detyrueshëm”, theksoi Mattarella.

Megjithatë në fund, mesazhit të vet, i dha tone optimiste:

“Në rindërtime, populli ynë gjithmonë ka ditur të japë më të mirën e vetes. Së bashku, padyshim do t’ia dalim mbanë edhe këtë radhë.”

Vetëm një ditë më parë, në Itali u shënua rekordi i dhimbshëm i numrit më të madh të vdekjeve në 24 orë: gati 1 mijë të vdekur. Pak përpara se të dilte bilanci, presidenti i rajonit të Lombarisë, Attilio Fontana ishte shprehur se mendonte që më fund, epidemia ishte në rënie. U zgjat ndërkohë edhe lista e mjekëve të vdekur: 51, ndërsa numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar kapërceu 6.400. Ka megjithatë pak dritë në fund të tunelit: numri i personave që rezultojnë pozitivë në teste ka pësuar rënie, dhe shtrimet në spitale gjithashtu.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 20:01