Mbahet Festivali i Luleve në parkun e Shkupit

Mbahet Festivali i Luleve në parkun e Shkupit

Dhjetëra kultivues të hortikulturës u mblodhën sot në parkun e kryeqytetit për të marr pjesë në Festivalin e Luleve. Me moton: “Shkupi lulëzon” në mënyrë kreative u prezantuan shumëllojshmëritë e bimëve, të cilat qytetarët i fotografonin ose i blinin. Kësaj dite me diell më së shumti iu gëzuan fëmijët, të cilët pikturonin lule. Nga Ndërmarrja Publike “Parqet dhe Gjelbërime” thonë se kjo ngjarje ka një mesazh.

 Siç e shihni edhe ju, qëllimi parimor i këtij Festivali është sensibilizimi i fëmijëve dhe të gjithë të tjerëve, të cilët jetojnë në Qytetin e Shkupit, që ne si Ndërmarrje jemi të interesuar që të kemi një ambient të shëndosh për jetesë në qytetin tonë”-tha Ardijan Muça, drejtor i N.P. “Parqet dhe Gjelbërime”.

 Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se qytetarët duhet t’i kushtojnë sa më tepër kujdes bimëve, duke i mbjell edhe në ambientet e tyre ku jetojnë. Ai tha se sa më shumë gjelbërim të ketë aq më pak do ta kemi edhe ajrin e ndotur.

 Procesi me menaxhimin kundër ajrit të ndotur është një fenomen që sa më shpejtë duhet ta zgjidhim, megjithatë të gjithë ne duhet të participojmë në këtë drejtim. Ne si institucione dhe qytetarët individualisht nëse do të duam të kemi ambient më të shëndetshëm të jetesës”-theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

 Festivali i luleve organizohet për të gjashtën herë me radhë dhe në të janë duke marrë pjesë 30 prodhues. Ky eveniment do të vazhdoj edhe nesër në Parkun qendror në Shkup.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 18, 2019 19:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.