Mbappe drejt Realit, PSG ka gati zëvendësuesin

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:24

Mbappe drejt Realit, PSG ka gati zëvendësuesin

Kylian Mbappe është afër largimit nga Paris Saint-German në fund të këtij edicioni, edhe kur i përfundon kontrata.

Ndërkohë, parisinet kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues për sulmuesin francez.

Është Marcus Rashford që është në objektivat e gjigantit francez. Rashford ishte pjesë e planeve të PSG-së edhe dy vjet më parë, por ai vendosi t’i qëndrojë besnik Manchester Unitedit duke rinovuar kontratën.

Me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Sulmuesi anglez nuk po kalon momente të mira këtë edicion me Manchesterin.

Në 28 paraqitjet në të gjitha garat, 26-vjeçar ka shënuar pesë gola si dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 7 Shkurt, 2024 17:24

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare