Mbappe “ngrin” Realin: Do të qëndroj te PSG-ja

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 22:42

Mbappe “ngrin” Realin: Do të qëndroj te PSG-ja

E ardhmja e Kylian Mbappe është në Paris. Sulmuesi 20-vjeçar i shfaq hapur besnikërinë klubit kampion të Francës, menjëherë pas përfundimit të sfidës me Monacon, kur parizienët fituan titullin e 8 kampion në Ligue 1, transmeton Top Channel. 

Mbappe ishte vënë në qendër të zërave të merkatos prej kohësh, për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit, zëra që ai i mohoi në mënyrë kategorike.

“Erdha këtu për të qëndruar. Jam pjesë e projektit të klubit. Më vjen mirë që Zidane u kthye te Reali, por do ta ndjek këtë skuadër si një admirues”, tha Mbappe në një intervistë për “Canal+”.

Kylian Mbappe është në një duel të fortë me Lionel Messin për “Këpucën e Artë” të këtij sezoni. Sulmuesi francez është në kuotën e 30 golave deri tani në kampionat, 3 më pak sesa kapiteni i Barcelonës.

Të dy futbollistët kanë në dispozicion edhe 5 ndeshje për të përfunduar këtë garim, nga ku do të dalë edhe fituesi për trofeun individual.

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 22:42