Mbaron takimi Taravari, Qoku, Kasami, Gashi e Mexhiti. Prononcohen për mediat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Shkurt, 2024 21:50

Mbaron takimi Taravari, Qoku, Kasami, Gashi e Mexhiti. Prononcohen për mediat

Ka mbaruar takimi gati dy orë mes liderëve të LEN-it, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bekim Qoku dhe Bilall Kasami me Arben Taravarin”, njofton Flaka

Ky i fundit potencoi që po përgatitet platforma e përbashkët dhe se ditëve në vijim do të nënshkruhet edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes këtyre subjekteve.

“Pas takimit me anëtarët e kuvendit dhe kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku morra autorizim për të vazhduar bisedimet me opozitë shqiptare, sot kishim takim ku bëmë kolsultimet fillestare që ekipet punuese prej të gjitha partive këto ditë të ulen dhe të punojnë në platformën e përbashkët e cila shpresoj që të sinkronizohet nga të gjitha palët dhe besoj se këtë ditë do të nënshkruhet. Folëm rreth organizimit të shtabeve dhe organizimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, tha Taravari.

I pyetur nëse në takim u fol rreth kandidatit për president dhe se a mbajnë kontakt me Rufi Osmanin, Tarvaari vuri në dukje që kontakte mbajnë dhe se kjo është një kënaqësi të mbahen kontakte me Rufi Osmanin.

“Sonte biseduam edhe për temën e presidentit por nuk kemi një vendim definitiv”,tha Taravari duke shtuar që kandidatura e tij për president mbetet të shqyrtohet në periudhën në vazhdim, duke lënë të hapur mundësinë.

“Është një fillim i mbarë, ka një energji pozitive dhe ndjehet edhe tek votuesi, pra te qytetari. Uroj që me këtë zellë, me këtë elan ta përfundojmë këtë proces. Të takojmë qytetarët dhe ta bëjmë ndryshimin e shumëpritur”, tha Izet Mexhiti pas takimit, njofton Flaka.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Shkurt, 2024 21:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare