Mbështetësit e PS-së hapin me forcë derën e bashkisë Kamëz

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 7, 2019 20:41

Mbështetësit e PS-së hapin me forcë derën e bashkisë Kamëz

Është hapur me forcë nga militantë të Partisë Socialiste dera e bashkisë Kamëz.

Edhe pse ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu kishte deklaruar se nuk do të dilte nga zyra, me të mbaruar orari zyrtar i punës, socialistët janë shfaqur përpara bashkisë dhe kanë arritur të hapin derën.

Jashtë ambienteve të bashkisë nuk ka pasur punonjës të administratës apo militantë të Partisë Demokratike, e në këtë mënyrë janë shmangur incidentet.

Pritet që në bashki të mbërrijë edhe Rakip Suli, kryebashkiaku i ri i Kamzës./tch

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 7, 2019 20:41