Mbështetje buxhetore prej 496,7 milionë denarë për shoqata dhe fondacione

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:21

Mbështetje buxhetore prej 496,7 milionë denarë për shoqata dhe fondacione

Informacion për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 dhe mjete  të planifikuara për këtë vit është miratuar në seancën e sotme të Qeverisë.

Sipas informacionit, vitin e kaluar për këtë qëllim janë ndarë  428.903.454 denarë mbështetje financiare të 888 shoqatave dhe fondacioneve, ndërsa për vitin 2019 për qëllimin e njëjtë janë paraparë  496.773.000, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në seancë është miratuar edhe informacioni për fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme    2018-2023 me Plan Aksional. Qëllimi i strategjisë është që të sigurojë kushte për zbatimin efikas të rregullativës dhe masave për përmirësimin e  klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore të vogla dhe të mesme. 

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 19:21