Mbeten edhe dy zjarre aktive në mbarë territorin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:51

Mbeten edhe dy zjarre aktive në mbarë territorin

Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi sot se deri në orën 14:30 janë regjistruar tre zjarre në ambiente të jashtme, njëra prej të cilave tashmë është shuar.

Zjarri është aktiv në afërsi të Shupli Kamenit të Kumanovës, ku në afërsi të shtëpive të pushimit digjet bar i thatë, ndërsa në terren ndodhen zjarrfikësit nga Kumanova.

Një zjarr aktiv ka edhe në komunën e Krushevës afër fshatit Jakrenovë, ku digjet bar i thatë dhe bimë me kërcell të ulët.

Në vendin e zjarrit ndodhet ekipi i njësisë rajonale të Pyjeve Kombëtare Lipa – Krushevë.

Një zjarr ka rënë edhe mbi fshatin Radanje në rrugën Shtip – Plaçkovicë, e cila është shuar, ndërsa në terren për parandalim ka mbetur një ekip nga zjarrfikësit Shtip.

QMK apelon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambient të hapur apo në pyll, sepse një zjarr shumë i vogël mund të kthehet në zjarr të madh në çast dhe të këtë pasoja për jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

QMK-ja ka falënderuar edhe zjarrfikësit e angazhuar të cilët edhe në këtë festë të Ilindenit po luftojnë zjarrin dhe kujdesen për sigurinë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:51