Mbi 100 shtete zotohen për ulje të niveleve të metanit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:01

Mbi 100 shtete zotohen për ulje të niveleve të metanit

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë të ditur partneritetin global për të zvogëluar emetimet e metanit deri më 2030.

Komisionarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan, Joe Biden, kanë bërë këtë njoftim të martën në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Zotimi global për metanin synon të kufizojë emetimet e metanit për 30 për qind, në krahasim me nivelet e vitit 2020.

Metani është një prej gazrave serrë më të fuqishëm dhe përgjegjës për një të tretën e ngrohjes aktuale nga aktivitetet njerëzore.

Më shumë se 100 shtete kanë nënshkruar këtë iniciativë, të propozuar fillimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja në shtator.


Fokusi kryesor për të ndalur ngrohjen globale është te dioksidi i karbonit, që emetohet si rezultat i aktiviteteve njerëzore.

Mirëpo metani ka fituar vëmendje po ashtu, si rrugë për të blerë kohë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

“Nuk mund të presim vitin 2050”, ka thënë shefja e BE-së, Ursula von der Leyen në samit.

“Na duhet t’i zvogëlojmë shpejt emetimet”.

Presidenti amerikan ka thënë se zotimi për metanin mbulon shtetet që emetojnë gjysmën e gjithë metanit në botë, dhe të cilat përbëjnë 70 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:01

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...