Mbi 1300 viktima nga tërmeti vdekjeprurës në Marok

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 23:14

Mbi 1300 viktima nga tërmeti vdekjeprurës në Marok

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Marok ka shkuar në 1,305, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit.

Në anën tjetër 1,832 persona kanë pësuar lëndime, nga 1,204 sa ishte raportuar shifra gjatë ditës. Rreth 1,220 prej tyre janë në gjendje kritike.

Një qytetar francez është në mesin e të vdekurve, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme. Viktima, emri i të cilit nuk u bë i ditur, vdiq nga një atak kardiak gjatë tërmetit.

Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet derisa kërkimi po vazhdon në zonat e thella të goditura rëndë.

Tërmeti i së premtes vonë në Marok kishte një shkallë prej 6.8 derisa u përcoll edhe me një pasgoditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë. Epiqendra ishte në një zonë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 23:14
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.