Mbi 20 mijë bileta të shitura për festivalin “Sunny Hill”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:07

Mbi 20 mijë bileta të shitura për festivalin “Sunny Hill”

Një numër i madh i pjesëmarrësve do të jenë në festivalin ndërkombëtar Sunny Hill.

Deri më tani janë shitur hiç më pak se 20 mijë bileta.

Kështu deklaroi në Klan Kosova, Fat Gjakova, nga stafi i Sunny Hill.

“Nuk e di ndoshta janë shitur diku 20 mijë ose më shumë”- tha Gjakova.

Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas nga 4 e deri më 7 gusht.

Në të pritet të përformojnë shumë artistë ndërkombëtar dhe vendor si: Dua Lipa, J Balvin, Kida, Yll Limani e shumë të tjerë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:07