Mbi 200 zyrtarë të OSBE-së do të angazhohen për zgjedhjet në veri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 20:43

Mbi 200 zyrtarë të OSBE-së do të angazhohen për zgjedhjet në veri

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ku është takuar me kryetare e KQZ-së, Valdete Daka.

Braathu tha se OSBE-ja i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së KQZ-së për t’i ndihmuar me këshilla teknike të nevojshme gjatë procesit zgjedhor në 4 komunat e veriut.

“Ju përgëzoj anëtarët e rinj të KQZ-së për emërimin e ri, dua të ju tregoj se OSBE është këtu të ju përkrahim në punën tuaj vlerësojmë bashkëpunimin e gjatë të KQZ-së me OSBE-në dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

“Duke u bazuar në përvojat paraprake OSBE-ja është kërkuar të ofroj këshilla teknike për komunat e veriut dhe duke u bazuar në shkëmbimin e letrave me KQZ-në jemi të gatshëm të ofrojmë për KQZ-në dhe votuesit ndihmën tonë. Ju garantoj se misioni i OSBE-së ka vullnetin të ofroj këshilla teknike të kërkuara dhe asistencat e kërkuara për këshillat e vendvotimeve për zgjedhjet në komunat e veriut”.

Ai tha se tashmë OSBE-ja ka filluar përgatitjet për këshillat teknike dhe deri më tani bashkëpunimi është mjaftë i mirë.

“OSBE ka vazhdu me përgatitje me ditën e zgjedhjeve dhe kemi filluar me implementimin e rolit për këshillat teknike për KKZ-në në veri”.

“Ekipi është krijuar udhëhiqet nga Bujar Basha ka ekspert të rajonit, janë ekspert të kërkuar nga misionet e OSBE ne rajon, dhe kemi vendos ekipet përkrahëse teë OSBE-së në komunat e veriut dhe jam i kënaqur se komunikim mes KKZ dhe sekretariati është zhvilluar mirë”.

Braathu tha se OSBE-ja do ofroj rreth 215 zyrtarë që të ndihmojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

“Misioni do të vendos 215 zyrtarë që do të jenë të gatshëm të ofrojnë këshilla teknike. Ne do jemi prezent në 44 qendra të vendvotimeve, 2 zyrtar do të jenë të vendosur në vendvotime dhe të tjerët do të veprojnë në qendrat e vendvotimit”.

Braathu bëri të qartë se nuk është këtu për të zëvendësuar rolin e KQZ-së, por për të ndihmuar atë në këtë proces.

“Ne jemi thirrur për përkrahje të misioneve në rajon të OSBE që të na ofrojnë stafin e nevojshëm përkrahës, ky operacion do implemntohet me stafin e OSBE në Kosovë, kemi bashkëpunim me PK, EULEX, KFOR-in”.

“Thërras partitë politike të bëjnë kampanjë të drejtë transparente dhe dua të ju siguroj që ne si mision do informojmë KQZ-në për çdo aktivitet relevant do të ndërmarrim gjithçka për të informuar KQZ-në, e theksoj se ne jemi këtu jo të zëvendësohet KQZ-ja, ne jemi këtu të ju përkrahim”, tha në fund ai.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se bashkëpunimi me OSBE-në po vazhdon dhe ky bashkëpunim ka bërë që ky institucion të jetë i qëndrueshëm dhe profesional.

“KQZ-ja ka një bashkëpunim dy dekadash me misionin e OSBE-së në Kosovë që ka pasur kompetence me organizimin e zgjedhjeve në Kosovë deri në shpalljen e pavarësisë dhe që atëherë KQZ-ja organizon zgjedhjet në Kosovë ka bashkëpunim shumëvjeçar me OSBE dhe ky bashkëpunim ka bërë që ky institucion të jetë i qëndrueshëm dhe profesional”.

“Sa i takon KQZ-së mund te them se përgatitjet janë sipas parashikimeve dhe nuk kemi pasur probleme, do ketë bashkëpunim edhe më të mirë”.

Ajo ftoi gjithë qytetarët e komunave të veriut të cilët kanë të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë mundësi, raporton EO.

“Ftoj qytetarët me të drejtë votash në këto komuna ta shfrytëzojnë të drejtën tyre ndërsa kandidatët të i përmbahen kushtetutës, ligjeve dhe kodit të sjelljeve në këtë proces zgjedhor”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 2, 2019 20:43