Mbi 350 kërkesa për subvencionim të pagave në ditën e parë nga zbatimi i masës

Desk
By Desk May 2, 2020 19:37

Mbi 350 kërkesa për subvencionim të pagave në ditën e parë nga zbatimi i masës

Gjithsej 356 kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagave janë dorëzuar te Drejtoria për të Ardhura Publike përmes sistemit E-tatime gjatë ditës së djeshme.

Në bazë të Dekretit për mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesë të pagës për muajti prill dhe maj, e cila ishte ndryshuar dhe plotësuar dje, Drejtoria për të Ardhura Publike e vendosi formularin BFP-IP sipas ndryshimeve dhe e mundësoi dorëzimin e kërkesës për këtë mbështetje financiare, ndërsa rezultatet, siç thonë, janë të dukshme që nga dita e parë.

“Edhe njëherë u bëjmë thirrje punëdhënësve të aplikojnë për këtë mbështetje financiare – 14.500 denarë për pagesë të pagës për çdo punëtor, dhe ta shfrytëzojnë këtë risi të cilën e solli Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të zvogëlimit të pasojave nga kriza ekonomike-shëndetësore Korona virusi COVID-19 e cila e përfshiu tërë botën”; thuhet në kumtesën e DAP-it.

Obliguesit tatimor shfrytëzojnë edhe masa tjera të antikrizës, përkatësisht lirim nga pagesa e akontacioneve të tatimit të të ardhurave personale dhe tatimit të fitimit.

Deri tani, kërkesë për lirim nga pagesa e vlerës së akontacioneve të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj kanë dorëzuar 688 obligues tatimor, ndërsa për lirim nga pagesa e akontacioneve të tatimit të të ardhurave personale 380 obligues tatimor. Këto kërkesa janë të kompletuara dhe të njëjtat janë konfirmuar nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Desk
By Desk May 2, 2020 19:37