Mbrëmje historike, Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:35

Mbrëmje historike, Giroud barazon rekordin e legjendës Thierry Henry

Është momenti i Olivier Giroud.

Sulmuesi i Milan barazon legjendën Thierry Henry, sa i përket golave të shënuar me përfaqësuesen franceze.

Olivier zhvilloi ndeshjen numër 115 dhe shkoi në kuotën e 51-të golave, aq sa Henry i cili i ka shënuar në 123 ndeshje, pra Giroud mund të quhet zyrtarisht numri një, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi.

36-vjeçari po kalon një moment fantastik, por edhe historik, pasi sulmuesi gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndaj Australisë në ndeshjen e parë të grupit D.

Kjo ishte hera e dytë që ai shënon në një Kupë Bote, pasi më parë kishte shënuar në edicionin e vitit 2014 në Brazil, me Giroud realizonte ndaj Zvicrës më 20 qershor 2014./ Super Sport

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:35

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...