Mbrëmje tragjike në Shqipëri, vdes një 53 vjeçar shkodran, humbi kontrollin e makinës në aksin Levan-Vlorë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 23:02

Mbrëmje tragjike në Shqipëri, vdes një 53 vjeçar shkodran, humbi kontrollin e makinës në aksin Levan-Vlorë

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri dhe këtë herë në aksin “Levan-Vlorë” ku ka mbetur i vdekur shtetasi Dritan Shena, 53 vjeç, banues në Shkodër. I ndjeri po udhëtonte me automjetin e tij tip “Covert” dhe papritur ka dalë nga rruga duke gjetur më pas vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Plotë:
Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 23:02