Mbretëri e Bashkuar, rritet në 15.464 numri i vdekjeve nga COVID-19

Desk
By Desk April 18, 2020 21:50

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 15.464 numri i vdekjeve nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 15.464, me 888 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Shëndetit Britanik në twitter njoftoi se që nga fillimi i krizës së koronavirusit janë testuar gjithsej 357.023 persona, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 21.389 teste.

Autoritetet shëndetësore, të cilat më 16 prill zgjatën masat e bllokimit për tre javë të tjera, konfirmuan gjithsej 114.217 raste pozitive të koronavirusit në vend.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizatata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 2.25 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 156 mijë të vdekur dhe rreth 578 mijë të shëruar.

Desk
By Desk April 18, 2020 21:50