“Mbreti” i kërcimit me shkop, suedezi vendos rekord të ri botëror pasi theu të mëparshmin që e kishte vendosur po vetë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:37

“Mbreti” i kërcimit me shkop, suedezi vendos rekord të ri botëror pasi theu të mëparshmin që e kishte vendosur po vetë

Armand Duplantis vazhdon të shkëlqejë dhe dominojë. Atleti suedez vendosi një tjetër rekord në kërcimin me shkop, duke tejkaluar veten në garën ku nuk njeh asnjë rival.

Në turneun Diamond League që po zhvillohet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 23-vjeçari kërceu 6 metra e 23 centimetra.

Një rekord botëror absolut, që kalon me 2 centimetra limitin e vendosur vetëm një vit më parë nga vetë Duplantis në Kampionatin Botëror.

Atleti suedez konfirmon në këtë mënyrë diktatin e vendosur në vitet e fundit, ku ka fituar të gjithë kompeticionet.

Në ditën e dytë të Diamond League u vendos një tjetër rekord botëror në atletikë siç ishte ai në 5 mijë metra.

Spektakolare paraqitja e atletes nga Etiopia, Gudaf Tsegai, që ndali kronometrin në 14 minuta e 21 të qindtat.

Një kohë fantastike, pasi thyen me 5 sekonda rekordin e vendosur nga kampionia olimpike, Fait Kipjegon.

Keniania nuk mori pjesë në këtë garë, pasi një ditë më parë triumfoi në garën e 1 mijë e 500 metrave.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:37
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.