Mbrojtësi i Shqipërisë prezantohet në Spanjë

Mbrojtësi i Shqipërisë prezantohet në Spanjë

I mbetur pa ekip pas largimit nga Metz-i në Francë, mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë, Ivan Balliu nga sot nis një aventurë të re, në një tjetër kampionat. Futbollisti shqiptar ka nënshkruar dhe është prezantuar sot te skuadra e tij e re, UD Almeria, në La Liga 2 të Spanjës.

Nënshkrimi dhe prezantimi i mbrojtësit të djathtë, Balliu është bërë publik nga klubi dhe nga vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale. “Mirësevjen Ivan Balliu! Balliu luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga FC Metz. Ai nënshkroi një kontratë për 2 sezone + 1 tjetër opsional”, njofton klubi spanjoll.

 

Ivan Balliu Campeny

@ivan_balliu

Vamos @U_D_Almeria ! Gracias por la confianza! Ahora a por los objetivos! Thanks @Turki_alalshikh ! ⚪️🔴

View image on Twitter
171 people are talking about this

Ndërkohë 27-vjeçari Balliu, pas largimit nga Metz ishte përfolur edhe si një kandidat potencial për tu bashkuar me skuadrën e West Bromwich Albion që garon në Championship, liga e dytë e Anglisë, por një nga kampionatet më të fortë të Europës. Tashmë Ballliu do të ndeshet në La Liga 2 kundër dy futbollistëve të tjerë kuqezi, Rey Manaj dhe Keidi Bare. /Telesport/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 12, 2019 22:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.