Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:06

Mbrojtja infrastrukturore është e rëndësishme në procesin e përmirësimit të sistemit të sigurisë

Përmes forcimit të mbrojtjes së infrastrukturës do të sigurohet përmirësim të sistemit të sigurisë, që është veçanërisht i rëndësishëm në këtë periudhë kur bota po përballet me kriza nga të cilat dalin kërcënime dhe rreziqe të ndryshme, përfunduan pjesëmarrësit në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Siguria private në mbrojtjen e infrastrukturës kritike” që po mbahet në kuadër të Ditëve të Sigurisë Private të vitit 2022, në të cilën mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Sipas Petrovskës, mbrojtja e infrastrukturës kritike është një çështje e një rëndësie të veçantë.

“Sot bota, veçanërisht Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë nga agresioni i paarsyeshëm dhe i pakuptueshëm rus, për shkak të rezultateve të këqija, pala ruse është detyruar të sulmojë objektivat civile dhe më pas të sulmojë infrastrukturën kritike. Në kohë të sfidave serioze të sigurisë, infrastruktura kritike është thelbësore për mbijetesën e një shteti. Një sistem efikas dhe efektiv i mbrojtjes së infrastrukturës mund të arrijmë vetëm me një proces gjithëpërfshirës dhe një qasje multisektoriale. Mbrojtja e infrastrukturës kritike është një nga fushat më optimale për vendosjen e partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe publik”, deklaroi Petrovska.

Në konferencë u theksua se nevojitet një ligj, ndërsa në këtë drejtim ministrja Petrovska informoi se aktualisht po punohet për Ligjin e ri për infrastrukturën kritike.

Kryetarja e Odës së RMV-së për Siguri Private, Verica Mileska Stefanovska, theksoi se lidhja me komunitetin akademik është prioritet, për shkak të përmirësimit të aftësive dhe njohurive të atyre që kryejnë aktivitetet.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se botën e tronditën ngjarje jashtëzakonisht serioze të ndjekura me kërcënime dhe rreziqe. Në të gjitha ato ngjarje të padashiruara, në sipërfaqe dolën nevojat për vëmendje të veçantë ndaj strukturave të sigurisë”, vlerësoi Mileska Stefanovska.

Njoftoi se Maqedonia e Veriut është në një fazë të krijimit të akteve adekuate ligjore që do të përpunojnë disa çështje të sigurisë, përfshirë edhe sferën e mbrojtjes së infrastrukturës kritike.

Drejtoresha e përgjithshme e Koes – Konferenca Evropiane e Shërbimeve të Sigurisë Private, Katerine Piana, në fjalimin e saj para të pranishmëve, u përqendrua në hapat e nevojshëm që duhen të ndërmerren për përmirësimin e mbrojtjes së infrastrukturës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:06

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...