Mbyllet Infektivi në Manastir – kanë mbetur vetëm dy mjekë specialistë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:24

Mbyllet Infektivi në Manastir – kanë mbetur vetëm dy mjekë specialistë

Ndërtesa në të cilën ishte vendosur Reparti Infektiv në Spitalin klinik të Manastirit, i cili mbante barrën më të rëndë gjatë pandemisë dhe ishte Qendra Rajonale për COVID, është mbyllur. Tashmë ky shërbim, i cili kishte një traditë të gjatë, ka mbetur vetëm me dy mjekë specialistë, për këtë arsye funksionon si ambulatë dhe është zhvendosur në Spitalin Modular, përcjell FLAKA.

“Në Infektiv ka dy mjekë ndaj funksionon vetëm nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19, pastaj pacientët dëgrohen në reparte tjera. Si në të gjithë Maqedoninë, edhe te ne mugon kuadri. Shpresojmë të kemi punësime të reja për të cilat vendos Ministria e Shëndetësisë”, thotë Aleksandar Obednikosvki, drejtor i Spitalit Klinik në Manastir.

Krahas Repartit të Sëmundjeve Infektive, në godinën e vjetër më shumë se gjysmë shekulli ishte vendosur edhe ai i Sëmundjeve të kraharorit, i cili gjithashtu është i mbyllur për shkak të mungesës së kaudrit specialist. Drejtori Obednikovski thotë se në këtë situatë kanë vendosur që objekti të mbyllet plotësisht për të kursyer energji, por ka njoftime edhe për rindërtim të objektit, i cili nuk është rinovuar për më shumë se gjysmë shekulli.

Obednikovski thotë se ka mungesë të kuadrove nga të gjithë specialistët, por më së shumti në Repartet e Neurokirurgjisë, Pediatrisë dhe Neonatologjisë. Menjëherë pas ardhjes së tij në gusht të këtij viti, ai ka kërkuar 94 vende pune për spitalin e Manastirit, por, ndonëse presioni në vazhdimësi po ushtrohet, ende nuk ka përgjigje se sa aprovime do të marrë nga ministritë kompetente. Drejtori siguron se për shkak të mungesës së kuadrove, spitali i Manastirit nuk do ta humbë statusin e spitalit klinik. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:24

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...