Mbyllet strehimorja “Vardarishte”, zbuohen sëmundje infektuese te kafshët
Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) shqiptuan masa për mbylljen e strehimores “Vardarishte” për shkak paraqitjes të sëmundjeve infektuese te kafshët e pastreha dhe mosveprimi në një pjesë të lëshimeve të konfirmuara në punë të konstatuara nga kontrolli i kryer më 19 mars të këtij viti, kumtoi sot AUV.
Në fuqi është ndalesa e shqiptuar për kapjen e qenve endacak në afat prej 30 ditëve. Në këtë periudhë kohore do të kapen dhe do të pranohen vetëm qenë të cilët kanë kafshuar njerëz, gjegjësisht pas parashtresës nga Agjencia. Veterinarët kanë urdhëruar edhe zbatimin e masave për deznifektim dhe dezinsektim dhe deratizim në strehimore në afat prej pesë ditëve para hapjes së sërishme të tij.
Te një pjesë e kafshëve, shtohet, janë konstatuar sëmundje. Në kundërshtim me dispozitat ligjore, me kontroll është konfirmuar se ato në strehimore janë vendosur në hapësira të njëjta me kafshët e shëndosha, sepse nuk ekziston hapësirë e posaçme – karantin dedikuar për mjekimin e sëmundjeve dhe për rikuperimin e kafshëve te të cilët janë kryer intervenime kirurgjike.
Kësaj strehimore i është shqiptuar edhe masa ndalesë për vendoje e qenve më të vegjël se gjashtë muaj pa nënat e tyre.