McLaren shfaqi siluetën e makinës së parë SUV që do t’i ketë 600 kuaj fuqi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 22:57

McLaren shfaqi siluetën e makinës së parë SUV që do t’i ketë 600 kuaj fuqi

Janë shfaqur pamjet e para të makinës së parë SUV nga McLaren, të quajtur GTX

Ideja që prodhuesit e super-makinave dhe makinave sportive, të prodhonin edhe makina SUV, kohë më parë ka qenë e paimagjinueshme, por tani është e pashmangshme sepse të gjithë prodhuesit duan të kenë përfitime të larta.

Lamborghini ishte i pari që e filloi këtë trend me Urus, gjë që i ndihmoi të ketë përfitime rekorde gjatë vitit të kaluar. Aston Martin e ka prezantuar DBX, derisa Ferrari dhe Bugatti, janë duke punuar në po të njëjtin drejtim.

Kësaj rruge i ka hyrë edhe McLarne, ndërsa shfaqi siluetën e makinës së parë SUV, që do të quhet GTX, por që nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet.

Brenda do ta ketë motorin me 600 kuaj fuqi, por nuk janë bërë të ditura specifikat tjera, apo për çfarë kohë do ta arrijë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë. Me këtë kapacitet, është për 58 kuaj fuqi, më i fuqishëm se Aston Martin DBX.

Në këtë formë, pritet të jetë më i ngadaltë se McLaren GT, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.1 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 230 kilometra në orë. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 22:57