McLaren vendosë të prodhojë një SUV

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:32

McLaren vendosë të prodhojë një SUV

Ky vit ka sjellë transformime të dukshme në McLaren, që prezantoi prodhimin serik të një veture hibride në formë të modelit Artur me motorin V6.

Më herët gjatë këtij viti është përshëndetur nga modeli Sport Series, e është paralajmëruar hyrja e McLaren Racing në garat Extreme E që do të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

Është një seri plotësisht elektrike off-road, kështu McLaren ka nevojë për diçka plotësisht ndryshe nga modeli 570S për të marrë pjesë në garë. Në fakt një model i tillë është paralajmëruar.

Në Instagram, McLaren ka publikuar “teaserin” për datën 3 nëntor me hashtagun #McLarenXE, që padyshim se paralajmëron ardhjen e veturës garuese elektrike SUV për garat Extreme E.

“Teaseri” zbulon pjesën e sipërme të SUV-it, e shihet mbrojtësit anësorë më të fryrë dhe dritat, e duket se karroceria është e lyer me ngjyrë të zezë mat.

Aty janë edhe gomat gjigante off-road. Por edhe pse nga McLaren më herët ishte bërë e ditur se nuk do të prodhojë SUV, kanë ndodhur gjëra të çuditshme. Vetura sportive XE do të mund të paralajmëronte SUV-in e ardhshëm të McLaren.

Të dhëna teknike për të akoma nuk ka, por Extreme E-SUV Oddysey 21 ishte prezantuar në vitin 2019 i prodhuar enkas për garat Extreme E. Odyssey 21 prodhon 500 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,5 sekonda.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:32

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...