Mdiat bullgare: Petkovi përsëri do të jetë kandidat i “Vazhdojmë me ndryshimin” për kryeministër të ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 21:30

Mdiat bullgare: Petkovi përsëri do të jetë kandidat i “Vazhdojmë me ndryshimin” për kryeministër të ri

Kryeministri i deritanishëm bullgar, Kiril Petkov do të nominohet nga partia politike “Vazhdojmë me ndryshimin” për kryeministër pas mosbesimit të votuar për kabinetin e tij. Këtë e konfirmoi edhe vetë Petkovi në pyetjen e Njuz/Bg pas përfundimit të votimit në sallë duke dalë para protestuesve të tubuar për mbështetje të pushtetit.

“Populli është ai që garanton se ndryshimi do të vazhdojë. Nga ajo që e shohim do t’u japim edhe një mundësi deputetëve nga ‘Ekziston një popull i tillë’. Por nëse kanë frikë – shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Petkovi.

“Ndryshimi do të vazhdojë. Kjo është mënyra e vetme që të ndryshojë Bullgaria. Nuk ka marrëveshje, nuk ka marrëveshje në prapaskenë. Atë që e themi, e bëjmë”, theksoi ai.

Dhe përsëri theksoi se “Trifonov dhe Borisov dhe Mitrofanova e rrëzuan kabinetin”.

“Ajo që është e rëndësishme është se shpirti doli nga shishja dhe nuk ka shanse që të kthehet. Ndryshimi është në disa hapa, e jo në një. Treguam fytyrë evropiane të Bullgarisë”, tha Petkov.

Se Kiril Petkovi përsëri do të propozohet për shef të qeverisë e konfirmoi edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Asen Vasilev, informuan mediat bullgare.

“Interesat e prapaskenës, mafias dhe interesat oligarkike janë bashkuar për të rrëzuar këtë kabinet, i cili ka prekur seriozisht interesat e tyre”, u tha gazetarëve jashtë ndërtesës së parlamentit zëvendëskryeministrja dhe kryetarja e BSP, Kornelia Ninova, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit. Ekziston një popull i tillë”, “Rilindja”, GERB-SDS dhe DPS mbajtën tubim absolutisht joparimor, të bashkuar vetëm për të mbrojtur interesat e tyre, sepse ndryshimi ka filluar”, tha ajo.

“Rrëzimi i qeverisë do të rezultojë me kaos, paqëndrueshmëri, mospasje të parlamentit stabil për marrje të vendimeve.

Ninova deklaroi se do të vazhdojnë me sjelljen e njëjtë si gjatë gjashtë viteve të fundit.

“E testuam të gjithë fillin e këtij modeli të sundimit, kështu që votimi i mosbesimit nuk do të na pengojë”, tha ajo.

Nëse GERB merr mandatin e dytë, në rast se Kiril Petkov të mos ketë sukses të formojë qeveri, do ta kthejë. Këtë e deklaroi kryetarja e grupit parlamentar të GERB-SDS, Desisllava Atanasova në brifing në parlament pas votimit të mosbesimit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 21:30