Më 2 dhe 3 qershor ndeshjet gjysmëfinale të kupës

Më 2 dhe 3 qershor ndeshjet gjysmëfinale të kupës

Futbolli në Kosovë do të rikthehet më 2 qershor, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e parë gkysmëfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

Ndërkaq, një ditë më pas do të zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit. Një gjë e tillë u vendos sot në takimin e mbajtur ndërmjet Komisionit të Garave me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 e 3 qershor, derisa ndeshjet e kthimit më 17 qershor.

Ndërkohë, garat e Ipko Superligës është paraparë të vazhdojnë nga 7 qershori dhe të mbyllen më 25 korrik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Maj, 2020 22:34

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.