Më 29 nëntor ekspertët do të inspektojnë autobusin e “Durmo Tours”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 21:32

Më 29 nëntor ekspertët do të inspektojnë autobusin e “Durmo Tours”

Më datë 29 nëntor, një tjetër seancë e shtyrë për aksidentin e trafikut pranë Llaskarcës do të regjistrohet në dosjen gjyqësore, por njëkohësisht ekspertët do të ndërmarrin një nga hapat e fundit për të përfunduar këtë superekspertim, që i ka kushtuar procesit gjyqësor më shumë se një vit vonesë. Atë ditë në kazermën “Gjorce Petrov” ekspertët do të inspektojnë autobusin e “Durmo Tours”, i cili më 13 shkurt 2019 doli nga autostrada afër Llaskarcës dhe 16 pasagjerë humbën jetën dhe 37 u lënduan. Byroja për Telmën thotë se ka mundësi të mbarojë në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell FLAKA.

“Më 17 nëntor morëm lejen nga Gjykata Penale për të kontrolluar autobusin. Është përcaktuar data 29 nëntor. Pjesa më e madhe e punës ka përfunduar deri më tani. Janë analizuar të gjitha dokumentet, dosjet e çështjes dhe dy ekspertizat e kundërta. Mbetet që të bëhet këqyrja e autobusit dhe të plotësohet ekspertiza e superekspertizës”, kanë thënë nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore.

Gjykata urdhëroi një superekspertizë më 11 nëntor. Një pjesë e problemit me superekspertizën për Llaskarcë ishte gjetja e katër ekspertëve të përshtatshëm nga fusha e inxhinierisë mekanike dhe tre inxhinierëve të trafikut.

Prej muajsh në Byronë e Ekspertizës Mjeko-Ligjore është edhe lënda për “Tenderët” kundër ish-ministres Kançeska-Milevska dhe dy të akuzuarve të tjerë për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare lidhur me ndërtimin e muzeut të VMRO-së. Gjykata ka dhënë urdhër për superekspertizë në fushën e financave më 6 prill dhe seancat janë shtyrë që atëherë deri më sot. “Tenderët” ka nisur gjykimin në mars të vitit 2018 dhe që atëherë çështja është rikthyer në fillim pesë herë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 21:32

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...