Më 30 nëntor shkollat ​​dhe administrata në Shkup nuk do të punojnë për shkak të takimit ministror të OSBE-së

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 22:18

Më 30 nëntor shkollat ​​dhe administrata në Shkup nuk do të punojnë për shkak të takimit ministror të OSBE-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 30 nëntori (e enjte) të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit. Kjo për shkak të bledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së, e cila do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2023 në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u vendos që orari i punës së të gjithë punonjësve në administratën shtetërore dhe publike të territorit të qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë), të përfundojë në ora 12:00.

Këto konkluzione vlejnë edhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, por nuk vlejnë për çerdhet dhe objektet shëndetësore në zonën e qytetit të Shkupit, të cilat, siç thotë Qeveria, duhet të hartojnë planet e veta për funksionim, në mënyrë që të funksionojnë pa probleme. Qeveria nuk jep më shumë detaje për këtë temë.

Qeveria rekomandon që komunat në qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit t’i zbatojnë konkluzionet. Ky rekomandim vlen edhe për sektorin privat në zonën e qytetit të Shkupit, veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar Palace”.

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 22:18