Me dukje provokuese, Adelina Berisha paralajmëron klipin e ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:39

Me dukje provokuese, Adelina Berisha paralajmëron klipin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo është në përgetitje të një projekti të ri muzikor, që do të publikohet së shpejti.

Këtë Berisha e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Ajo është shfaqur mjaft provokuese në setin e xhirimeve, e veshur me një kostum të zi me copëza transparente.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

“Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja e hitit “S’ta fal” në mbishkrimin e fotografive, duke bërë kështu të ditur se kënga e saj do të vijë shumë shpejt.

Adelina përndrydhe gjatë verës ka qenë mjaft aktive me prurje muzikore dhe koncerte e mbrëmje të shumta.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Ajo solli një duet me Sabianin mjaft të pëlqyer nga publiku, të titulluar “Ma kadal”, që tashmë numëron mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:39