Me këtë datë pritet të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Desk
By Desk April 16, 2020 21:08

Me këtë datë pritet të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Përhapja e koronavirusit në Evropë dhe mbarë botën, pezulloi aktivitetet në futboll, pra edhe Ligën e Kampionëve.

Kohëzgjatja e Covid-19 do ta përcaktojë se kur do të nisë prap gara më prestigjioze për klube në botë.

Por, Komiteti Ekzekutiv i UEFA është i vendosur që finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 të luhet më së largu me datë 29-të gusht. UEFA janë të vendosur që të gjitha kampionatet të zhvillohen deri në fund, e jo të anulohen.

Desk
By Desk April 16, 2020 21:08