Me konvoj humanitar riatdhesohen studentët tanë nga Turqia

Desk
By Desk May 2, 2020 22:33

Me konvoj humanitar riatdhesohen studentët tanë nga Turqia

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se 102 studentë nga vendi të cilët studiojnë në universitetet në Turqi me sukses janë riatdhesuar.

“I shprehim mirënjohje Drejtorisë turke për Diasporë e cila në bashkëpunim me përfaqësuesit tanë në Turqi ndihmuan për koordinim rreth transportit të studentëve nga Stambolli, Ankaraja, Bursa, Konja, Sakarja, Kajseri, Izmiti, Edirnja, Çanakalja dhe Tekirdati. Njëherit, për transportin e organizuar me katër autobusë në riatdhesim të mëtejshëm, siç ishte edhe rasti me punëtorët tanë të evakuuar nga Nigeria përmes Turqisë, përpjekje të veçantë pati Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rastin me studentët, edhe angazhimi i zëvendësministrit të Punës dhe politikës Sociale të Qeverisë sonë”, theksohet në kumtesë.

Ky është gjithsej konvoji i shtatë i zbatuar humanitar, ndërsa i treti nga Turqia pas fillimit të procesit të riatdhesimit të shtetasve tanë të cilët u hasën jashtë vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë së Veriut të riatdhesuar me ndërmjetësim të Ministrisë së Punëve të Jashtme deri më sot është 3870.

Ministria e Punëve të Jashtme u shprehu mirënjohje autoriteteve kompetente të Turqisë dhe Bullgarisë për bashkëpunim dhe sigurim të transitit të papenguar edhe për mbështetjen e plotë në këto rrethana të rënduara. 

Desk
By Desk May 2, 2020 22:33