Me koronavirus mbi 120 punëtorë shëndetësor!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:44

Me koronavirus mbi 120 punëtorë shëndetësor!

Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik (ISHP), në vendin tonë 121 punëtorë shëndetësor janë të infektuar me koronavirus. Sipas informacioneve të fundit, numri i përgjithshëm i pacientëve ka arritur në 854 raste. Siças vendbanimit, raste janë regjistruar në 19 qytete të vendit, shumica në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa vdekshmëria më e lartë është në Strugë dhe Tetovë. Në mesin e të infektuarve, 399 janë meshkuj, ndërsa 455 janë gra. Mosha e të infektuarve varion prej 0 deri në 91 vjet. Numri më i madh i të infektuarve është prej 50 deri në 59 vjet – 184, shkruan gazeta KOHA.

Nga rastet e raportuara, 23,2 për qind janë ose kanë qenë të shtruar në spital gjatë rrjedhës së sëmundjes, ndërsa të tjerët kanë qenë ose janë në trajtim shtëpiak dhe izolim shtëpiak, asimptomatikë ose me një pasqyrë më të butë klinike. Për sa i përket simptomave të raportuara te pacientët, më të zakonshmet janë temperatura (63.9 për qind), kollitje (57.8 për qind), dobësi (34.2 për qind), ethet (18.9 për qind) sëmundje në fyt (15.3 për qind), vështirësi të frymëmarrjes (15.0 për qind) dhe dhimbje koke (12.3 për qind). Tek 261 ose 30,6 për qind nga personat e diagnostifikuar nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes.

Për sa i përket komorbiditëve, tek 242 persona kishin gjendje kronike/dhe shëndetësore, prej të cilëve 161 persona kanë patur sëmundje kardiovaskulare, 50 persona janë me sëmundje kronike të mushkërive, 50 me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave dhe 37 me sëmundje të tjera kronike.

Nga rastet e hospitalizuara, tek 100 janë prezente komorbiditete. Sipas rezultatit të sëmundjes, 753 persona kanë raste aktive, 44 raste llogariten si të shëruara, të lëshuar nga spitali ose kanë dalë me rezultat negativë të testeve pas trajtimit në shtëpi. Janë regjistruar 38 raste të vdekjes. Shumica janë të moshës mbi 60 vjet. Nga të vdekurit, tek 29 (76.4 për qind) janë regjistruar komorbiditete.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 85 për qind janë të importuara, prej tyre një person është detektuar në pikën e hyrjes (Aeroporti Ndërkombëtar “Shkup”). Gjithsej 505 persona kanë patur kontakt me tash më rast të konfirmuar të Kovid-19 në vend. Prej më 15 shkurt janë testuar gjithsej 8552 materiale. Me këtë, në Maqedoninë e Veriut janë bërë 4133 teste në 1.000.0000 banorë. Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.830 kontakte, të cilat monitorohen ose janë monitoruar në periudhë prej 14 ditëve. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 16:44