Me një fotografi të përbashkët, Marina uron vajzën e saj për ditëlindje

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:52

Me një fotografi të përbashkët, Marina uron vajzën e saj për ditëlindje

Vajza e moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi feston ditëlindjen dhe ka mbushur një vjet.

Margot – e cila i pagëzua në bazë të kombinimit të emrave të dy prindërve të saj – lindi 24 nëntor të vitit 2021.

“Gëzuar ditëlindjen kuptimi i jetës sime”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së realizuar nga Rezarta Shkurta.

Një dedikim për ditëlindjen e parë të vajzës e kishte bërë më herët edhe reperi i mirënjohur.

“Jeta e Babës, kur erdhe në jete ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jete gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditëlindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur Engjëlli im!”, kishte shkruar Geti.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:52

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...