Më pak leje për shqiptarët në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:44

Më pak leje për shqiptarët në BE

37 mijë leje qëndrimi janë dhënë nga shtetet e BE për Shqipërinë më 2020.

Kjo shifër vjen me ulje nga 2019-ta kur qëndronte në nivelin 60 mijë, duke reflektuar edhe kufizimet që u vendosën për shkak të pandemisë.

Shtetet kryesore, të cilat kanë dhënë leje qëndrimi për shqiptarët janë Italia me 13 mijë, Gjermania, Greqia, Franca dhe një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor Kroacia.

Kroacia është pjesë e unionit të BE, duke i dhënë kështu më shumë lehtësi shtetasve tanë për të punuar në eurozonë apo vende të tjera.

Arsyet kryesore për të cilat shqiptarët kanë marrë leje qëndrimi janë bashkimi familjar, për tu arsimuar ose

Në total BE ka dhënë rreth 2.2 milionë leje-qëndrimi ku përfituesit kryesorë kanë qenë shtetasit nga Ukraina me rreth 600 mijë të tilla.

Polonia ishte një nga vendet më mikpritëse të shtetasve të huaj gjatë 2020-ës, ndjekur nga Spanja, Gjermania dhe Franca.

Tendenca e emigrimit në Shqipëri ka krijuar probleme të thella në tregun e punës, ku shumë biznese po ankohen për mungesë stafi. Ndërkohë në sistemin arsimor gjithashtu raportohen se numri i nxënësve ka ardhur duke u reduktuar.

Eurostat, por edhe Instituti Ndërkombëtar i Vjenës kanë raportuar se nga 700 – 900 mijë shqiptarë kanë emigruar në dy dekadat e fundit./tch

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:44
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.