Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Më pak lindje në rajonin e Gostivarit

Më pak lindje në rajonin e Gostivarit

Ndonëse pandemia me virusin Covid 19 ka lënë pasoja në shumë sfera të shoqërisë, duke humbur edhe jetën shumë persona, megjithatë nuk kanë munguar edhe ardhjet në jetë të foshnjave. Kësisoj, edhe në rajonin e Gostivarit dhe rrethinës, lindjet e foshnjave gjatë vitit të kaluar nuk shënojnë rënie drastike. Nëse gjatë vitit 2020 jetën nga virusi Covid 19 e humbën 152 persona, në jetë erdhën 583 foshnja. Nga Spitali i Gostivarit bëjnë të ditur se krahasuar me vitin 2019, ka një ulje të lindjeve prej 39 foshnjave më pak.

“Gjatë vitit 2020 ajo që është karakteristike është se në gjashtë lindje gratë shtatzëna kanë lindur bineq. Shifrat tregojnë se vitin që e lamë pas kemi patur 583 lindje, diku 39 lindje më pak se një vit më parë. Prej këtyre lindjeve, 267 kanë qenë me prerje cezariane dhe 316 lindje spontane. Në këto lindje kemi gjashtë raste ku kanë lindur binjakë dhe një të vdekur. Në ndërkohë, gjatë muajit janar të këtij viti, kemi 13 lindje. Në të njëjtin muaj gjatë vitit 2020 ka patur 20 lindje”, theksojnë nga Spitali i Gostivarit.

Ndër vite, si në shumë qytete të Maqedonisë së  Veriut, edhe në Gostivar ka rënie të natalitetit. Në fillim të viteve 2000, lindjet në këtë rajon tejkalonin shifrën prej 1000 lindje në vit, kurse tashmë ky numër pothuajse është përgjysmuar. Një ndër shkaqet kryesore është edhe migrimi masiv i qytetarëve dhe të rinjve në vende të ndryshme. “Në vitin 2000 kemi patur 1350 lindje, dhe prej atëherë e këndej çdo vit kemi më pak lindje, diku rreth 50 apo 60 lindje më pak, dhe tashmë kemi përgjysmim të shifrave. Migrimi e ka bërë punën e vet, dhe kemi një shembull gjatë vitit 2018, kur kemi numër të barabartë lindjeve në Gostivar me numrin e lindjeve të qytetarëve tanë që ndodhen jashtë. Këtu kemi të bëjmë me të dhënat që janë siguruar nga njësia e Ministrisë së drejtësisë në Gostivar, ku po aq certifikata janë dhënë për lindjet jashtë shtetit”, thonë në këtë spital.

Sipas të dhënave që japin në këtë spital, numri real i lindjeve brenda një viti është rreth 1200, por gjysma e foshnjave lindin në vende tjera. Krahas kësaj, në këtë spital njoftojnë se është reduktuar dukshëm numri i aborteve me vet dëshirë, kurse është rritur numri i aborteve spontane. Në këtë drejtim mjekët mendojnë se shkaqet kryesore të rritjes së numrit të aborteve gjatë vitit të kaluar ka qenë koha e gjatë e izolimit dhe kjo ka ndikuar tek gratë shtatzëna. Krahas kësaj, një ndër shkaqet e numrit të lartë të aborteve spontane që është përmendur edhe më herët është ndotja e ajrit. (koha.mk)

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Ligji për regjistrimin e popullsisë votohet javën që vjen
Next: MPB, apel qytetarëve, ndalon tubimet gjatë festëts së Epifanisë

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

TË FUNDIT

Afrim-gashi-vete-1024x572 Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

21-3 Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

Juventus nuk konsideron shitjen e De Ligt, e njofton edhe Raiolan

4 “Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

“Reper që nga viti 1999”, Majk ndan fotografinë nga fëmijëria

3 Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

Afërdita Dreshaj uron festën e 8 Marsit teksa edhe zbulon se kur mund të vije foshnja

2 Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Skivi publikon projektin e ri muzikor “Kriminele”

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.