Më të larta çmimet e produkteve industriale në nivel mujor, më të ulëta në atë vjetor

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:22

Më të larta çmimet e produkteve industriale në nivel mujor, më të ulëta në atë vjetor

Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve ushqimore në nivel mujor janë më të larta për 1,3 për qind, ndërsa janë më të ulëta për një për qind në nivel vjetor, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Në shkurt të vitit 2019, në krahasim me janarin e vitit 2019, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e minierës dhe gurores për 3,1 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese për 1,2 për qind dhe në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,1 për qind.

Në shkurt të vitit 2019, në krahasim me vitin 2018, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale janë më të ulëta në sektorin e minierës dhe gurores për 19,3 për qind me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,9 për qind, kurse në sektorin e industrisë përpunuese janë më të larta për një për qind.

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:22