Me vaksinë nuk ndryshohet gjeni juaj dhe nuk bëheni pre e “agjendës trans humaniste”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 13:53

Me vaksinë nuk ndryshohet gjeni juaj dhe nuk bëheni pre e “agjendës trans humaniste”

Recensojmë një postim në Facebook, në të cilin u shpërnda video nga një peshkop rus, i cili thotë, se “elitat globale duan të zhdukin 6 miliardë njerëz”. Ai shton se liderët botërorë marshuan nën flamurin e trans humanizmit. Postimi që po recensojmë shton se Rusia është në një udhëkryq historik, përpara vendimit nëse do të pranojë ose jo vaksinat dhe agjendën trans humaniste, shkruan Vërtetmatës.

Prifti thotë se e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë agjendë të tmerrshme është lutja dhe agjërimi, duke theksuar se lutja pa agjërim nuk do të mjaftonte. Është një predikim brilant dhe është një ideal për atë që duhet të jenë predikimet ortodoksethotë autori i postimit.

Në postim është shpërndarë video, nga një predikim në Kishën Ortodokse Ruse, në të cilën prifti nuk flet drejtpërdrejt për vaksinat. Megjithatë, ai përmend se ekziston një agjendë trans humaniste e ndjekur nga elitat politike që e shohin veten si Zot dhe se qëllimi i tyre është të zhduken gjashtë miliardë njerëz nga planeti Tokë dhe të mbesin një numër i vogël prej tyre. Bëhet fjalë për priftin Porfirij, i cili në predikimet e mëparshme të korrikut të këtij viti, pohoi se vaksinat kundër kovidit mund të shtrembërojnë imazhin e Zotit dhe imazhin e njerëzve.

Në atë predikim të veçantë, ai gjithashtu paraqiti një sërë dezinformatash, për shembull, se vaksinat janë produkt i modifikuar gjenetikisht, i teknologjisë së lartë që përmban proteina të ADN-së të cilat vendosen në gjenomin e njeriut, duke e modifikuar dhe ndryshuar atë.

Edhe në këtë moment, i krishteri përgjegjës për shpëtimin e tij, duhet të ndalojë. Të gjithë e dimë se si duket ushqimi i modifikuar gjenetikisht. Një domate, për shembull, nga jashtë duket si domate, por jo edhe nga brenda. Çfarë është një person i modifikuar gjenetikisht ose një person me gjenom të ndryshuar dhe në çfarë mase imazhi i Zotit ka mbetur i pandryshuar tek ai dhe kush mund të garantojë se kjo ndërhyrje nuk ka shkaktuar dëme të pariparueshme në imazhin tonë për Zotin?thotë ai në predikimin e shpërndarë në kanalet ruse për ortodoksët.

Prifti pyet nëse njeriu vërtet ka mbetur një person autonom dhe sovran, apo nëse qendra e kontrollit të tij është transferuar diku jashtë tij.

Cilat janë faktet?

Në vaksinat kundër Kovid-19, nuk ka nanoteknologji trans humaniste modifikuese të mARN-së, çfarëdo që të thotë kjo.

Asnjëra nga vaksinat nuk përmban nanoteknologji, aq më pak trans humanizëm. Ajo as nuk ekziston, deklaroi Mark Linas, profesor në Universitetin Cornell për Politifakt.

Profesoresha e epidemiologjisë në Universitetin e Floridës, Sindy Princethotë se trans humanizmi është besimi se teknologjia mund të ndryshojë dhe përmirësojë trupin e njeriut.

Ka njerëz që besojnë se vetëdija njerëzore duhet të futet në kompjuter, por ata janë një grup i margjinalizuar dhe nuk kanë lidhje me prodhuesit e vaksinave. Unë jam e vaksinuar dhe mund të garantoj që modifikimi i vetëm që kam është imuniteti ndaj Kovid-19thotë Prince.

Vaksinat mRNA nuk e përdorin teknologjinë nanorobot. Prania e nanogrimcave në vaksinat kovid nuk do të thotë se ato mund të përmbajnë robotë të vegjël ose kompjuterë.

Pas vaksinimit, njerëzit mbeten njerëz! Personi që do të vaksinohet mbetet një qenie njerëzore, ashtu si personi i pavaksinuar, e jo një person trans human, çfarëdo që të thotë kjo.

mRNA-ja nga vaksinat nuk qëndron përgjithmonë në trupin e njeriut, por dekompozohet dhe trupi e çliron atë në maksimum 72 orësiç thuhet edhe zyrtarisht në faqen zyrtare të vaksinimit në vend.

Nuk ka dëshmi se njerëzve që janë vaksinuar, do t’u hiqen të drejtat e tyre njerëzore, as tani e as në të ardhmen, apo se “njerëzimi” i tyre do të ndryshojë. Ky pretendim i rremë bazohet ndoshta në një keqkuptim të shkencës së përdorur në zhvillimin dhe veprimin e vaksinave kundër Kovid-19.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, liderët e të gjitha organizatave fetare apeluan për vaksinim dhe konfirmuan se ajo nuk është në kundërshtim me doktrinat fetare.

Me vaksinën nuk do të bëheni organizëm i modifikuar gjenetikisht, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që e recensojmë.

Për dallim nga vaksinat konvencionale, të cilat përdorin një patogjen ose fragment të tërë, vaksina mRNA përfshin injektimin e një pjese të vogël të kodit gjenetik të virusit (ADN ose ARN) për të stimuluar përgjigjen imune të pacientit pa asnjë infeksion.

Kjo procedurë nuk krijon organizma të modifikuar gjenetikisht, siç dezinformon postimi që po recensojmë. Një organizëm i modifikuar gjenetikisht është një organizëm në të cilin një ose më shumë gjene (të quajtur edhe transgjene) kombinohen me materialin gjenetik nga një organizëm tjetër, duke përdorur teknologjinë e ADN-së.

Vaksinat mRNA funksionojnë në atë mënyrë që, në trup futet molekulë ARN, e cila bën që qelizat të prodhojnë një proteinë që i ngjan një prej proteinave virale që e përbëjnë virusin Sars-Cov-2. Më pas, qelizat njohin proteinën virale dhe gjenerojnë përgjigje imune ndaj saj, kryesisht duke gjeneruar antitrupa. Modifikimi i ADN-së nuk ndodh me këto vaksina.

Për shërbimin e kontrollit të fakteve të Associated Press, doktor Dan Kulver, pulmonolog në Klinikën e Klevland, konfirmoi se nuk është e mundur që vaksina mRNA të ndryshojë ADN-në e njeriut.

Për pretendimin se elitat duan të zhdukin gjashtë miliardë njerëz nga planeti, nuk ka asnjë dëshmi. Akoma më pak do të bëhej me vaksinat, të cilat është treguar se shpëtojnë jetë nga sëmundja e rënda dhe vdekshmëria. Gjithashtu në vitin 2020, popullsia e botës ishte 7.75 miliardë dhe prej atëherë është rritur.

Në vitin 2021, sipas “wolrdmeters”, ka pasur rritje edhe më të madhe. Popullsia botërore pritet të rritet këtë vit si dhe vitin e ardhshëm.

Statistikisht, numri i banorëve të planetit tokë nuk është në rënie, por në rritje dhe kështu parashikohet të jetë deri në fund të këtij shekulli.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që elita globale dëshiron të shpopullojë planetin, se me vaksina njerëzit bëhen organizma GMO, as që gjenomi i tyre ndryshon dhe se nuk është e vërtetë se me vaksinat bëheni pre e ndonjë lloj trans humanizmi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 13:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare