Mediat, Benzema braktis Madridin për Parisin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:15

Mediat, Benzema braktis Madridin për Parisin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të kalojë te PSZH në rast që klubi madrilen do transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Francezit i skadon kontrata në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2023, në kohën kur do të jetë 35-vjeç.

Benzema ka qenë senzacional te Reali këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe tetë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat, por ka mbetur i zhgënjyer me skuadrën që ka interesim për Haaland. Sipas “El Nacional”, ish ylli i Lionit nuk është i interesuar të ndajë pozitën me Haaland dhe PSZH do provojë të transferojë para se t’i skadojë kontrata. Raporti shton se Benzema do ishte i hapur për rikthimin në Ligue 1 dhe PSZH planifikon t’i ofrojë një kontratë të madhe para se të pensionohet.

Benzema ka shënuar 66 gola në 148 paraqitje te Lioni para kalimit te Reali, ku ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n në 12 vite.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:15
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.