Mediat bullgare për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:02

Mediat bullgare për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev

Shkup, 1 nëntor – Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut është temë kryesore në edicionet e shtypura dhe mediat elektronike në Bullgari, njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja.

Tema me zgjedhjet lokale pas së cilave vijoi dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u njoftua në të gjitha mediat, pa u komentuar.

Gazeta bullgare “Dnevnik”, pas informacionit se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga funskioni i kryeministrit, theskon citimin e Zevit, para disa ditësh, që pas fitores së VMRO-DPMNE qëndrojnë forca të jashtme.

Gazeta “24 çasa” njofton se Danella Arsovska e cila u “shpall” bullgare, është kryetare e Qytetit të Shkupit, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje.

“BNT” njofton se nga fletëvotimet e numëruara nga KSHZ në Maqedoni të Veriut, kandidatët e opozitares VMRO-DPMNE kanë triumf të madh ndaj kandidatëve të LSDM-së të kryeministrit Zoran Zaev, dhe se partia e Ali Ahmetit ka humbur Tetovën dhe Gostivarin.

Në të njëjtën temë shkruan edhe gazeta “SEGA” duke informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, derisa edhe radio kombëtare “BNR” informon për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, që përfunduan dje.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 11:02
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.