Mediat, diskutohet plani B për Ligën e Kampionëve

Mediat, diskutohet plani B për Ligën e Kampionëve

UEFA dhe ECA janë duke diskutuar për planin B në Ligën e Kampionëve, përkatësisht një turne “Final Eight” në Portugali që do të përfundonte më 22 gusht. Plani aktuale është që të përfundojë turneun në formatin e tij të zakonshëm, me mbyllje të raundit të 16-ës, e pastaj takimet në shtëpi dhe ndeshjet si mysafirë dhe kjo zgjasë nga 4 deri në 29 gusht.

Sipas “Mundo Deportivo”, plani B diskutohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe Shoqata Evropiane e Klubeve dhe ideja është që të kondensohen ndeshjet në një “Finalt Eight”, që do vendosen vetëm me një ndeshjet dhe do të zvogëlohet numri i ndeshjeve, por edhe të minimizojnë udhëtimet gjatë një pandemie.

“Mundo Deportivo” sugjeron që Portugalia dhe konkretisht Lisbona do të ishte mikpritja ideale, pasi ky vend ka qenë relativisht i pa ndikuar nga Covid-19. (Lajmi.net)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 3 Qershor, 2020 20:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.