Mediat franceze: Makroni do ta shfrytëzojë angazhimin e tij në skenën botërore si përparësi për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 12:42

Mediat franceze: Makroni do ta shfrytëzojë angazhimin e tij në skenën botërore si përparësi për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022

Paris, 2 nëntor – Presidenti francez Emanuel Makron, i cili nga fillimi i mandatit të tij merret me zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare, sipas gjitha gjasave do ta shfrytëzojë angazhimin e tij në skenën botërore si përparësi për zgjedhjet presidenciale për pranverën e vitit 2022, shkruan gazeta parisiene “20 minuta”.

Makroni dhe bashkëpunëtorët e tij e dinë se politika e jashtme është “përfituese” për secilin kandidat në zgjedhjet presidenciale, edhe pse Makroni ende zyrtarisht nuk është kandiduar. Në mediat franceze spekulohet se Makroni do ta publikojë kandidaturën e tij madje në janar, ndërsa edhe më vonë.

Data e zgjedhjeve presidenciale ende nuk është caktuar, por supozohet se ajo do të jetë më 10 dhe 24 prill, sepse në Francë zgjedhjet gjithmonë mbahen në dy rrethe, sepse rrallë ndodh një kandidat të fitojë shumicën e votave në rrethin e parë.

Gazeta “20 minuta” publikoi se Makroni është më shumë i interesuar në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare dhe është i përfshirë në çështjet për ndryshimet klimatike, përballjen me krizën me Australinë për nëndetëset, marrëdhëniet me Algjerinë dhe Britaninë e Madhe dhe situatën në Mali.

Përderisa Makroni merret me çështjet ndërkombëtare, kryeministri Zhan Kateks, nga ana e tij, është në turne në Francë dhe i dëgjon hallet e qytetarëve siç janë çmimet e benzinës ose rënia e fuqisë blerëse.

Ekspertët konsiderojnë se Makroni dëshiron që Franca ta ndërmarrë udhëheqësinë në zgjidhjen e shumë çështjeve botërore, përfshirë edhe rritjen e fuqisë së Evropës së bashkuar, dhe shtojnë se ai si president  gjithsesi ka përparësi sa i përket kandidatëve të tj në zgjedhjet presidenciale. Franca nga 1 janari do ta ndërmarrë funksionin e kryesimit gjashtëmujor me bashkimin Evropian, që shumë persona konsiderojnë se do të jetë adut plotësues për Makronin. Ai në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2017 e fitoi kandidaten e të djathtës ekstreme Marin Le Pen e cila paralajmëroi kandidaturën edhe për këto zgjedhje.

Linda Limani
By Linda Limani 2 Nëntor, 2021 12:42