Mediat gjermane shikojnë Dimitrovin si kryeministër të ri në Maqedoni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:23

Mediat gjermane shikojnë Dimitrovin si kryeministër të ri në Maqedoni

Ministri i Jashtëm që nënshkroi “Marrëveshjen e Prespës” Nikolla Dimitrov, mund të jetë kryeministri i ri në Maqedoninë e Veriut, sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Gazeta flet për tre skenarë, pas rezultateve jo të favorshme për Partinë Socialdemokrate (LSDM) në pushtet gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve komunale të së dielës së kaluar.

Sipas skenarit të parë, mazhoranca aktuale vazhdon të qeverisë vendin, por me një kryeministër të ri. Në këtë rast, zëvendëskryeministri aktual dhe ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, ka, sipas gazetës gjermane, shumë shanse për të pasuar Zaevin. Në skenarin e dytë formohet një qeveri e përkohshme për disa kohë dhe në të tretën flitet për rekurs të drejtpërdrejtë në votime me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në të njëjtën kohë, të gjithë në Shkup janë të fokusuar ekskluzivisht tek kryeministri Zoran Zaev dhe nëse ai do të vazhdojë përfundimisht me vendimin për dorëheqje nga postet e tij, siç ka paralajmëruar të dielën e kaluar. Prej të martës mbrëma, ai nuk kishte dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen në parlament, për të nisur procedurat e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Kjo vonesë vjen si pasojë e presionit të drejtpërdrejtë që Zaevi po merr orët e fundit, nga liderët e partive pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës, për të mos u larguar nga kryeministria por edhe nga kryesia e LDSM-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare