Mediat greke për dorëheqjen e Zaevit

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 10:57

Mediat greke për dorëheqjen e Zaevit

Athinë, 1 nëntor– Dorëheqja e Zoran Zaevit si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së është ndër lajmet kryesore në mediat greke që nga mbrëmë vonë, të cilat e transmetojnë informacionin pa analizuar shtesë apo komentuar.

“Dorëheqje e Zaevit pas humbjes së madhe në zgjedhjet lokale”; “Zoran Zaev: Të nesërmen në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes – Jo “për zgjedhje të parakohshme”; “Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev jep dorëheqje”, janë disa nga titujt në mediat greke.

Shumica e tyre e transmetojnë tekstin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në të cilën shkruan se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të djeshme “Partia e Zoran Zaev pësoi një humbje të madhe” dhe shtoi se “fituesi i madhe në zgjedhjet lokale ishte e djathta opozita VMRO-DPMNE”.

Dorëheqja e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit, megjithatë, nuk nënkupton domosdoshmërisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Vetë Zaev në deklaratën e dorëheqjes ka ripërsëritur se qeveria aktuale ka dy vite e gjysmë për të përfunduar mandatin e saj dhe duhet të vazhdojë me punën e saj, shkruan ANA-MPA.

Ai i shpjegon skenarët e mundshëm dhe shton se “është e sigurt që nga sot Maqedonia e Veriut ka një Qeveri në dorëheqje”.

Portali informativ “Etnos” gjithashtu e transmeton deklaratën e Zaevit se nuk duhen zgjedhje të parakohshme, por shkruan edhe se çfarë parasheh Kushtetuta në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Disa nga edicionet onlajn të mediave, por edhe portalet informative, mbrëmë vonë menjëherë pas konferencës për media të Zaevit, si lajm i jashtëzakonshëm, informuan për dorëheqjen e tij.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 1 Nëntor, 2021 10:57

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....