Mediat italiane e ngritin në qiell Gjimshitin pas paraqitjes ndaj Cityt

Mediat italiane e ngritin në qiell Gjimshitin pas paraqitjes ndaj Cityt

Atalanta ka arritur ta ndalë në barazim 1-1 kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City.

Skuadra italiane zhvilloi një ndeshje të madhe duke dominuar në pjesën e dytë ndaj Cityt.

E njëri nga më të mirët në këtë takim ka qenë mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Mediat italiane e kanë vlerësuar lartë paraqitjen e reprezentuesit shqiptar në takimin.

“Mbret i zonës, dominues absolut në 16 metërshin e Atalantës”.

“Për shumë minuta i varet në fanellë Mahrezit dhe e shoqëron në çdo cep të fushës. Në pjesën e dytë i shkon pranë edhe golit, me kokë, pas një goditje këndi”, thuhej në raportin e mediave italiane.

26-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer edhe në Serie A me Atalantën, ku skuadra e tij pas 11 javëve zë pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2019 20:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA