Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Mediu: Me anë të votës të ndërtojmë Shqipërinë që duam

Mediu: Me anë të votës të ndërtojmë Shqipërinë që duam

Redaksia

Ditën e djeshme koalicioni “Aleanca për Ndryshim” hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit duke u bazuar në një program politik vizionar dhe konkret.

Në vazhdën e takimeve, kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht kandidati Nr.7 për deputet i “Aleancës për Ndryshim” zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese të njësisë nr.3 në Tiranë.

Në fjalën e tij z.Mediu theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit, kolapsit të ekonomisë dhe familjes nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

Në takimin e tij me qytetarët kandidati Mediu e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë të shkaktuara nga qeveria Rama dhe që po shkatërrojnë shtetin dhe familjen shqiptare, njofton oranews.

“Ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes dhe kundër njeriut. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen. Kjo qeveri nuk ka lënë shpresë për vendin, po e dëbon rininë masivisht.”

Mediu gjatë takimit u shpreh se Aleanca për Ndryshim duhet të fitojë për të sjellë qeverisjen, lirinë, dinjitetin, ekonominë dhe mbështetjen që shqiptarët duan dhe meritojnë. Ai u ndal dhe analizoi marrëdhëniet me Kosovën, që janë dobësuar ndjeshëm gjatë qeverisjes së Ramës dhe vonesat në integrimin evropian që kanë ardhur si shkak i korrupsionit të lartë të kësaj qeverie dhe mungesës së drejtësisë.

“Kemi të gjitha kualitetet për të garantuar të ardhmen tonë, atë që duam. Kjo është një luftë e çdo qytetari për të mos e lejuar shitjen e votës, por për të votuar me dinjitet dhe për një të ardhme më të sigurt.”

Qytetarët u shprehën se taksat e larta në një treg me paga kaq të ulëta janë shumë shqetësuese dhe se shpresa e tyre e vetme qëndron tek programi i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” dhe plani i saj për ringritjen e ekonomisë.

Z.Mediu u shpreh para qytetarëve se me taksën e sheshtë 9% bizneset do të mbështeten më shumë dhe se çdo qytetari do t’i garantohen më shumë të ardhura, dhe se taksat e ulëta garantojnë një administrim më të drejtë në xhepat e qytetarëve, se sa administrimin për interesa korruptive që bën Rama.

Ai e mbylli takimin e tij duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë një zë fuqishëm i së drejtës dhe shpresës duke votuar me 25 prill, nr.7 në koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, zgjedhjen më të sigurt për çdo shqiptar.

Continue Reading

Previous: “Vettingu” në Polici, presidenti Meta kthen për rishqyrtim ligjin
Next: Sali Berisha përkrah vendimin e LDK-së për votimin e presidentit

Të ngjashme

kryemadh1-e1618861250690 Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës

Karantinë dy javore për emigrantët/ Kryemadhi: Vendim se e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës

Redaksia
9FFD3B1A-938F-44FA-B23A-7AF0E8390DD8 Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të PD-së

Ky është personi që qëlloi me armë drejt zyreve të PD-së

Redaksia
basha-2-1-710x450 Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

Sulmi në zyrën elektorale në Kavajë, Basha akuzon Ramën: Atentat ndaj PD-së dhe demokracisë. Përgjigjen do ia japim më 25 prill

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.