Mehmedoviq: Lloji i ri omicron është 500 për qind më i transmetueshëm se lloji delta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:14

Mehmedoviq: Lloji i ri omicron është 500 për qind më i transmetueshëm se lloji delta

Mutacioni i ri i virusit korona i quajtur “omicron” që u shfaq në Afrikën e Jugut ka veçori serioze që duhet të jenë shkak për shqetësim, sepse është 500 për qind më i transmetueshëm, pohon doktor Zllate Mehmedoviq, përcjell FLAKA.

“Së pari dhe më kryesorja, llogaritjet janë se mutacioni i ri i omicron ka një shkallë të lartë transportueshmërie mbi variantin delta. Deri më tani, ne mendonim se për një kohë shumë të gjatë nuk do të ishte e mundur të kishim një variant më të fortë se varianti delta, megjithatë, lloji i re tregon se transportueshmëria mund të jetë më e lartë. Llogaritjet fillestare nga Instituti Austriak i Bioteknologjisë Molekulare sugjerojnë se lloji i omicron mund të jetë deri në 500 për qind më e lëvizshme se lloji delta. Vetëm për t’ju kujtuar se varianti delta ishte 60 për qind më i transmetueshëm se varianti alfa, dhe omikroni është 500 për qind më i transmetueshëm se lloji delta”, shpjegon Dr. Mehmedoviq. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Nëntor, 2021 21:14