Mehmeti : Me ndërtime paleje nuk ndërtohet identiteti maqedonas !

Mehmeti : Me ndërtime paleje nuk ndërtohet identiteti maqedonas !

OPINION  

ERMIRA MEHMETI

“Unë pres që vitin e ardhshëm të kurorëzohet dhe mbarojë projekti “Shkupi 2014″, që të mund të vendosim një vijë dhe të shohim sa do të jetë borxhi dhe sa kohë do të paguhet i njëjti”, thotë deputetja Mehmeti në intervistën për portalin Faktor. Ajo shpreson se Maqedonia nuk do të hyjë në një film parazgjedhor, por nuk është e sigurtë se a do të ketë zgjedhje. 

“Nëse është lejuar që një urë e tërë të lejohet të ndërtohet si ndërtim pa leje, çka mund të themi për gjithë projektin “Shkupi 2014″? Vallë a është e pranueshme që projekti që duhet ta vulosë identitetin maqednas dhe ekzistimin e maqedonasve gjatë historisë të zbatohet me ndërtime pa leje? A është e lejueshme që në këtë mënyrë të kompromitohet ideja e forcimit të trungut identitar të maqedonasve etnik?” pyet hapur deputetja Mehmeti, përcjell në shqip albtime.com.

Ajo edhe njëherë ka shprehur paknaqësinë e fshehjes së autorit që qëndron pas vendosjes së skulpturës së Car Dushanit, duke akuzuar Ministrinë e kulturës si bartës të këtij projekti që pohon se nuk di se si kjo përmendore është vendosur në urën e civilizimeve, duke shtuar se sipas kësaj logjike edhe çdo subjket tjetër sipas vullnetit të tij mund të kyç përmendore në projektin Shkupi 2014.

Deputetja Mehmeti ka folur edhe për skulpturat shqiptare si ajo e Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit dhe Josif Bagerit, duke shtuar se me këtë kemi dashur që të tregojnë unitetin fetar të shqiptarëve si dhe tentimin që të mos vendosim “figura provokative” kurse ky parim nuk ka vlejtur për të tjerët që e e kanw vendosur carin serb.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 22, 2016 15:31

REKLAMA