Meksikë, brenda 4 ditëve vriten 2 gazetarë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:11

Meksikë, brenda 4 ditëve vriten 2 gazetarë

Në Meksikë, brenda 4 ditëve humbi jetën fotoreporteri Alfredo Cardoso dhe Freddy Lopez Arevalo, i cili punonte si gazetar për një gazetë lokale.

Përfaqësuesi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Jan Albert Hootsen, në një deklaratë tha se humbi jetën fotoreporteri Alfredo Cardoso, i cili u shtrua në spital pasi u qëllua në Acapulco.

Në deklaratën e prokurorisë, thuhet se Cardoso, i cili punonte në një portal lajmesh, u dërgua në spital pasi u gjet i plagosur dhe nuk mund të shpëtohej pavarësisht ndërhyrjeve.

Nga ana tjetër, Freddy Lopez Arevalo, i cili punonte si gazetar për një gazetë lokale në qytetin Tuxtla Gutierrez në shtetin Chiapas, më 28 tetor u sulmua me armë zjarri teksa doli nga automjeti i tij.

Në vend që nga viti 2000 janë vrarë mbi 130 gazetarë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare