Melania Trump shkel regullat e koronavirusit; përqafon fitueset e çmimeve ndërkombëtare të grave

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 10:10

Melania Trump shkel regullat e koronavirusit; përqafon fitueset e çmimeve ndërkombëtare të grave

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump duket se nuk është trembur shumë nga paniku i kosonavirusit teksa ka shtrënguar duart me të 12 fitueset e çmimeve Ndërkombëtare të Kurajos së Grave, që u mbajt në departamentin amerikan të shtetit.

Ajo refuzoi sugjerimin e organizatorëve që kishin kërkuar përshendetje me dorë në distancë apo me rrahje të krahëve, si alternativa më higjenike.

Melania dhe kreu i DASH, Mike Pompeo u dhanë çmimet fituese dhe të dy përshëndetën me kontakt fizik të ftuarit.

Zonaj e parë shihej që shtrëngonte dorën dhe përqafonte fitueset, të cilat vinin nga vende të ndryshme të botës, edhe pse në SHBA janë 158 raste të konfirmuara të epidemisë dhe 1 vdekje prej saj.

Asnjë nga 13 marrëset e çmimit nuk vinte nga vende të prekura rëndë ose të rrezikuara.

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 10:10